Botë Hiqen nga tregu mbi 200 milionë vezë me salmonelë

Hiqen nga tregu mbi 200 milionë vezë me salmonelë

736
SHPËRNDAJE

Më shumë se 200 milionë vezë janë tërhequr nga tregu, për shkak se janë kontaminuar nga baktere. Njoftimi është publikuar në “Food & Drug Administration” (FDA), ku thuhet se vezët e transportuara nga ferma në Karolinën e Veriut janë me salmonelë.

Ky bakter mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe në disa raste të rralla edhe vdekjen. Deri më tani janë raportuar 22 të sëmurë.

“Konsumatorët nuk duhet t’i hanë ato. Hidhni poshtë ose riktheni atje ku I keni blerë”, apeloi komisioneri I FDA, Scott Gottlieb.

Vezët me salmonelë janë shpërndarë në këto shtete: Colorado, Florida, New Jersey, New York, Karolina e Veriut, Pennsylvania, Karolina e Jugut, Virginia dhe West Virginia.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)