Aktualitet Itali, pranga “skifterit” shqiptar, grabiti pronarin e barit me thikën në fyt...

Itali, pranga “skifterit” shqiptar, grabiti pronarin e barit me thikën në fyt (EMRI)

485
SHPËRNDAJE
Grabitësi Teodori Grabova

Në Modicza të Italisë, policia ka arritur të arrestojë një 25 vjeçar shqiptar, i cili së bashku me një grabitës tjetër ka grabitur pronarin e një prej bareve më të famshme në këtë qytet.

“Skifteri” shqiptar quhet Theodori Grabova. Ai akuzohet për ngjarjen e ndodhur në mesnatën e së premtes, kur së bashku me hajdutin tjetër e kishin pritur pronarin italian afër shtëpisë së tij dhe nën kërcënimin e armës i morën 800 euro.

Grabitja ndodhi kur pronari i barit po kthehej në banesë, në Via Loreto Gallinara në Modica Alta, pasi kishte mbyllur biznesin. Sipas policisë, kur ai po bëhej gati të hapte derën e shtëpisë dy grabitësit iu hodhën përsipër dhe ata ishin pajisur me maska e ishin të armatosur me armë e thika.

“Hajdutët morën një shumë prej rreth 800 eurosh, duke ikur nëpër rrugët e ngushta të Corso Vittorio Emanuele mbuluara nga errësira e natës dhe rrugët e boshatisura. Viktima lajmëroi policinë për gjithçka kishte ndodhur. Përmes dëshmive të tij dhe veçanërisht nge “theksi” i përdorur nga dy të maskuarit, policia arriti të zbulonte 25 vjeçarin Grabova”, shkruajnë mediat italiane.

Grabova është një emër i njohur për policinë italiane, për shkak të përfshirjes në trafikun e narkotikëve, ndërsa kërkimet e karabinierëve çuan në gjetjen e armëve të përdorura për grabitjen.

Mbi shqiptarin rëndon gjithashtu një urdhri dëbimi nga shteti italian, të cilin ai nuk e ka përmbushur. Ai është dërguar në burgun e Raguzës.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)