Botë Londra denoncon: Rusët bllokojnë inspektorët në Douma. Reagon Moska

Londra denoncon: Rusët bllokojnë inspektorët në Douma. Reagon Moska

232
SHPËRNDAJE

Inspektorët e armëve kimike ende nuk kanë siguruar qasje në vendin ku dyshohet se ka ndodhur sulmi me armë kimike në qytetin Duma në Siri, ka thënë delegacioni britanik në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPWC).

Sulmi i dyshuar në Duma, jashtë Damaskut sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka lënë të vdekur 43 persona, të cilët “i janë ekspozuar substancave toksike me përqëndrim të lartë” më 7 prill. Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca kanë nisur sulme ajrore në bazat e Qeverisë siriane më 14 prill si përgjigje ndaj sulmit të një jave më parë.

Inspektorët e OPWC-së kanë arritur gjatë vikendit në Siri për të zbuluar nëse janë përdorur armët kimike në Duma. Gjatë një takimi urgjent me dyer të mbyllura OPWC, delegacioni britanik ka thënë përmes një deklarate në Twitter se Rusia dhe Siria ende u kanë lejuar qasje në Duma, duke akuzuar për këtë gjë Moskën.

Por kjo e fundit ka reaguar, duke i cilësuar lajmet e bllokimit të delegacionit britanik të OPAC-ut, si të pavërteta dhe pa burim. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. “Që në fillim, Rusia është vendosur në mënyrë kategorike kundër akuzave të nxituara dhe të paarsyeshme dhe ndaj gjykimeve mbi atë që mund ta ketë mbështetur këtë sulm kimik nga ana e forcave të regjimit sirian, duke këmbëngulur për një hetim jo të pjesshëm”.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)