Botë May para deputetëve: Sulmi në Siri ishte ligjërisht dhe moralisht i drejtë

May para deputetëve: Sulmi në Siri ishte ligjërisht dhe moralisht i drejtë

83
SHPËRNDAJE

Theresa May ka thënë pasditen e sotme se ishte “ligjërisht dhe moralisht e drejtë” për Mbretërinë e Bashkuar që t’i bashkohej sulmit ajror të SHBA-ve kundër regjimit sirian për të parandaluar “vuajtjet e mëtejshme njerëzore”.

Ajo u tha deputetëve se kishte “prova të qarta” se qeveria e Assad fshihej pas sulmit me armë kimike në Douma.

“Mbretëria e Bashkuar kishte shqyrtuar çdo kanal diplomatik si përgjigje, por fatmirësisht vendosi se nuk kishte alternativë për veprimin e kufizuar dhe me synim të kujdesshëm”, tha May.

Por udhëheqësi i laburistëve, Jeremy Corbyn tha se veprimi ishte “ligjërisht i diskutueshëm”. Duke i bërë thirrje zonjës May që të publikojë plotësisht këshilla ligjore, Z. Corbyn tha se qeveria duhet të jetë “përgjegjëse në këtë Parlament dhe jo për tekat e Presidentit aktual të SHBA”.

Ai pyeti se kush ishte përgjegjës për sulmin, duke theksuar dhe vetë se është “shumë e mundshme” që regjimi i Asadit të qëndroj prapa tij, por shtoi se edhe grupe të tjera kishin kryer sulme të ngjashme dhe inspektorët e armëve duhet të vazhdojnë punën e tyre.

Gjatë informimit të Parlamentit May këmbënguli se ishte në interesin kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar për të vepruar – duke theksuar se “nuk e kemi bërë këtë sepse Presidenti Trump na e kërkoi, por sepse ishte gjëja e duhur për tu bërë”.

Ajo tha se përdorimi i armëve kimike nuk mund të “normalizohej” as në Siri dhe as në vende të tjera, duke këmbëngulur se sulmi në Douma ishte një “njollë për njerëzimin”. “Asnjë grup tjetër nuk mund ta kishte kryer këtë sulm”, u tha ajo deputetëve, duke shtuar se autoritetet siriane thuhet se u përpoqën të “fshehnin faktet … të mbështetura nga rusët”.

Përgjigjja ushtarake, insistoi ajo, kishte për qëllim që të degradonte kapacitetin e regjimit për të kryer sulme të mëtejshme “pa dallim”, në vend që të përpiqej dhe të rrëzonte regjimin.

“Ne gjithmonë kemi qenë të qartë se qeveria ka të drejtë të veprojë shpejt në interesin kombëtar. Unë jam absolutisht e qartë se është përgjegjësi e Parlamentit që të më mbajë llogari për vendime të tilla, por është përgjegjësia ime si kryeministër për të marrë këto vendime”, nënvizoi May.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)