Extra Kuriozitete Mbretëresha e Spanjës provon ushqime tradicionale shqiptare (Foto)

Mbretëresha e Spanjës provon ushqime tradicionale shqiptare (Foto)

401
SHPËRNDAJE

Në Madrid është duke u zhvilluar një panair i veshjeve dhe gastronomisë tradicionale, ku nuk mungon as delegacioni shqiptar. Ushqimet tradicionale të vendit tonë nuk i kanë lënë pa shijuar as Mbretëresha e Spanjës, Sofi, e cila është ndalur në stendat shqiptare.

Fotot janë publikuar në rrjetet sociale nga Ambasadori shqiptar në Spanjë, Ridi Kurtezi dhe aty duket “sajdisja” nga ana e Mbretëreshës së Spanjës.

“Kënaqësi të mirëpres Mbretëreshën Sofia në tryezën e gastronomisë shqiptare në Madrid”, shkruan Kurtezi.

Në stendën me ushqime shqiptare bie në sy prezenca e lartë e ëmbëlsirave, ku përfshihen ballokume, trigona dhe zupa.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)