Extra Kuriozitete Një ari do shkelmojë topin e parë në “Rusi 2018” (Video)

Një ari do shkelmojë topin e parë në “Rusi 2018” (Video)

269
SHPËRNDAJE

Rusia, me sa duket, është në një nivel krejtësisht të rrallë kur flitet për futboll. Në një ndeshje të divizionit të tretë mes Mashuk-KMV dhe FC Aungusht, një ari i vërtetë, nga ata të frikshmit u përdor për ta dorëzuar topin te gjyqtari.

Kjo nuk është aspak një shaka. Një ari i vërtetë, një krijesë masive, e frikshme dhe e bukur pa asnjë dyshim, i dha arbitrit topin dhe për më tepër duartrokiti nisjen e ndeshjes.

 

Ariu të kujton skena nga filmi “Semi-Pro” dhe padyshim që është gjëja më e çmendur që mund të shohësh në një ndeshje futbolli.

Por ajo çfarë është më e rrallë lidhet me idenë e organizatorëve të Botërorit “Rusi 2018”, që të nxjerrin ariun përkrah Presidentit Vladimir Putin në skenën nga ku do të hapet zyrtarisht turneu më i ndjekur i futbollit.

Ariu sipas mediave ruse duket se do të shkelmojë i pari topin në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, ku Rusia do të presë Arabinë Saudite.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)