Kryesoret Tom Doshi dhe familja e tij ndalohen të hyjnë në SHBA

Tom Doshi dhe familja e tij ndalohen të hyjnë në SHBA

348
SHPËRNDAJE

Nuk është vetëm Adriatik Llalla. Departamenti Amerikan i Shtetit pasi ndaloi ish-Kryeprokurorin dhe familjen e tij të shkelin në SHBA, ka bërë sot të njëjtën gjë me deputetin e Shkodrës, Tom Doshi.

Deputeti Doshi dhe familja e tij ndalohen të shkojnë në SHBA, për shkak se ai është i përfshirë në vepra korruptive të rëndësishme.

“Departamenti njofton publikisht deputetin shqiptar Tom Doshi sipas nenit 7031 (c) të Ligjit të Përvetësimeve të Konsoliduara të vitit 2017,  për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. Neni 7031 (c) parasheh që në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion madhor ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e tyre të afërt të familjes nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e DASH në Twitter.

Ndërkohë më tej sqarohet se “Ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit të caktojë publikisht ose privatisht zyrtarë të tillë dhe anëtarët e familjes së tyre. “Përveç përcaktimit të z. Doshi, Departamenti po ashtu publikisht njofton bashkëshorten e zotit Doshi, Xhovana Doshi, vajzën e tij të rritur, Briana Doshi, djalin e tij të rritur, James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur”, theksohet në njoftim.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)