Aktualitet Vlorë, plagoset me armë 51-vjeçari pas lojës së pokerit

Vlorë, plagoset me armë 51-vjeçari pas lojës së pokerit

421
SHPËRNDAJE

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rilindja” të qytetit bregdetar.

Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Arsen Gerbi, 51 vjeç.

Ai është qëlluar në këmbë me një plumb pistolete, nga një person ende i paidentifikuar dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ka dyshime se janë përdorur armët pas një konflikti momental gjatë një loje pokeri.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e saj.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)