Botë SHBA, motori i avionit shpërthen në flakë, plagoset një grua

SHBA, motori i avionit shpërthen në flakë, plagoset një grua

152
SHPËRNDAJE

Një avion i Southwest Airlines bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias, për shkak të një motori që kishte marrë flakë. Fluturimi ishte nisur të martën në mëngjes nga aeroporti LaGuardia në Nju Jork drejt Dallasit, në shtetin e Texas.

Një pasagjere u nxor dhunshëm, fatmirësisht pjesërisht, nga një dritare e avionit të kompanisë “Southwest Airlines”, e u desh të tërhiqej nga brenda prej pasagjerëve të tjerë, pasi avioni u godit nga një “predhë” pas shpërthimit të motorit.

Avioni nuk kishte shumë që ishte ngritur në fluturim, kur motori i krahut të majtë shpërtheu dhe një “predhë” fluturoi drejt dritares, pranë së cilës ndodhej pasagjerja e prekur.

Avioni arriti të bënte uljen emergjente në Philadelphia, në orën 11:30 të mëngjesit me atë lokale. Sipas pasagjerëve të tjerë në avion, “predha” theu xhamin e dritares pranë pasagjeres femër, e cila “u gëlltit” pjesërisht, teksa avioni bënte uljen e detyruar.

Gruaja është dërguar në spital, por shkalla e dëmtimeve të saj ende nuk dihet. Një infermiere dhe një tjetër pasagjere e ndodhur në fluturim ndihmuan gruan derisa avioni u ul, e më pas ajo iu drejtua spitalit. “Southwest Airlines” njoftoi se nuk kishte dijeni për dëmtimet e gruas.

Pasagjerët e tmerruan ndanë video e foto nëpër rrjetet sociale, përpara se avioni të zbriste me një shpejtësi prej rreth 900 metrash për minutë.

17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)