Politikë Manjani: Spektakël me Kushtetutën! Bushati: Turp që na thotë Lu kë të...

Manjani: Spektakël me Kushtetutën! Bushati: Turp që na thotë Lu kë të arrestojmë

588
SHPËRNDAJE

Në raportin ku rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, Komisioni Europian rendit reformën në drejtësi, e sidomos procesin e vettingut si një ndër hapat më të vlerësuar për ecurinë e vendit.

Por, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e vë në mëdyshje këtë.

“Ne nuk kemi bërë reformë, por spektakël në drejtësi, sepse Kushtetutën që kemi ne sot në fuqi nuk ka shtet ta ketë në rruzullin tokësor dhe e kemi bërë sepse kështu e donin ekspertët e BE dhe ata që duhet ta votonin u kërcënuam dhe u bë kjo që është reforma”, deklaroi ai.

“Unë kam dyshimet e mia, sepse vettingu sapo ka filluar. Unë jam skeptik, sepse vettingu nuk ishte paraparë të ishte një ILDKP e dytë. Vetingu duhet të analizojë integritetin, profesionalizmin, çfarë vendimi është dhënë dhe pastaj çfarë pasurie ke. Këta merren me pasurinë direkt dhe kjo ndodh në një vend, ku vetëm në vitin 2004 ka hyrë kultura e Bankës, pra informalitet total”, vijoi Manjani.

Ndërkohë analisti Andi Bushati e ka quajtur një turp dhe një parodi, ndërhyrjen e ambasadorit Lu dhe ambasadores Vlahutin në sistemin e drejtësisë. Sipas Bushatit, një drejtësi e kapur nga Rama, Berisha dhe Meta, nuk ka asnjë ndryshim nga një drejtësi e kapur nga Lu dhe Vlahutin.

“A po kemi një gjueti shtrigash kundër Adriatik Llallës? Nuk e vë dorën në zjarr se Llalla mund të jetë një zyrtar i korruptuar. Por sot jemi në pikën kur është formëzuar reforma në drejtësi.
Nëse vijmë tek një drejtësi që nuk e ka kapur Rama, Berisha dhe Meta por e ka kapur Lu dhe Vlahutin, nuk kemi bërë drejtësi. Nëse na tregon ambasadori kush duhet arrestuar, kur ka pastruar paratë, kjo nuk është drejtësi. Kjo është parodi dhe turp. Llalla mund të ketë bërë korrupsion, por më shqetëson fakti se po kalojmë në sistemin e një drejtësie të dirigjuar. Preç Zogaj ka thënë dikur, para Ryerson zgjedh Fatos Nanon. Edhe unë zgjedh Edi Ramën. Më mirë ta dirigjojë Edi Rama dhe Sali Berisha, se një ambasador që ikën pas 3 vjetësh në pension dhe lë këtë kala në Shqipëri.”

19 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)