Sport Arsen Venger do të largohet nga Arsenali pas 22 vitesh

Arsen Venger do të largohet nga Arsenali pas 22 vitesh

126
SHPËRNDAJE

Pas plot 22 vitesh aventurës së Arsene Venger në stolin e Arsenalit i vjen fundi. Trajneri francez do të largohet nga topçinjtë e Londrës në fund të këtij sezoni edhe pse ka kontratë deri në vitin 2019-të me Arsenalin. Lajmi është komunikuar nga vetë Wenger ndërsa menjëherë më pas është zyrtarizuar edhe nga klubi i Arsenalit.

Për momentin skuadra londineze është në vendin e 6-të në Premier League shumë larg zonës Champions por ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Europa League ku do të ketë përballë Atleticon e Madridit. Venger me Arsenalin gjatë këtyre 22 viteve ka fituar 3 kampionate dhe 7 Kupa të Anglisë.

I transferuar te Arsenali në vitin 1996, 68-vjeçari aktualisht është trajneri me më shumë ndeshje në stolin e një skuadre plot 823.

Në 2 vitet e fundit, Wenger është kontestuar ashpër nga tifozët e topçinjëve të cilët kanë kërkuar largimin e tij me ngulm pasi janë të pakënaqur me ecurinë e skuadrës. Tashmë Arsenali duhet të mendojë dhe të nisë punën për të gjetur pasuesin e trajnerit francez.

20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)