Extra ShowBiz Sekreti i bukurisë së Heidi Klum? Seks 5 herë në ditë!

Sekreti i bukurisë së Heidi Klum? Seks 5 herë në ditë!

1126
SHPËRNDAJE

E bukur, sensuale, tërheqëse, duke kaluar nëpër pasarela me klas e elegancë prej më shumë se 20 vjetësh.

Edhe pse është 44 vjeçe, pozon me fizikun e saj të jashtëzakonshëm, por me sa duket Heidi Klum ka bërë një pakt me “Djallin”: bukuria e saj mbetet e përjetshme. Një mik i saj, për shtypin amerikan, ka zbuluar: “Heidi është e bindur që të bërit seks e mban shumë të re”. Dhe e bën pesë herë në ditë!

Ja pra, zbulohet sekreti i bukurisë së përjetshme të Klum! Pasioni në shtrat, forcon trupin, shpirtin dhe i bën mirë shëndetit. Sipas burimit, modelja është mjaft kërkuese me partnerët, aq sa gjithnjë është në kërkim të përsosmërisë… mes çarçafëve.

Por jo vetëm kaq, duke parë që Heidi adhuron të eksperimentojë në shtrat. Nënë e katër fëmijëve, Klum është lidhur së fundmi me Tom Kaulitz, i cili është 16 vjet më i ri se ajo.

Duket që Heidi ruan një ditar ku shënon datat e takimeve dhe që për çdo paraqitje seksuale (kërkesa është 5 në ditë), i jep një votë partnerit.

20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)