Kryesoret Topalli, Bashës: Largohu se “vrave” PD. Nuk dua karrige!

Topalli, Bashës: Largohu se “vrave” PD. Nuk dua karrige!

1281
SHPËRNDAJE

U deshën 4 orë debate në selinë blu, që të arrihej në votimin e statutit të ri të Partisë Demokratike, i cili që prej mbrëmjes së djeshme ka “blinduar” me plotë gojën pozitën e Lulzim Bashës si lider i forcës kryesore të opozitës, pasi nuk i hap rrugë zgjedhjeve të brendshme.

Por surpriza e madhe dje, ishte vota e vetë Bashës për t’i hapur rrugën Jozefina Topallit për rikthimin në Këshillin Kombëtar të PD-së, si ish-kryetare e Parlamentit të Shqipërisë, rrethnjë vit pasi e “skarcoi” atë nga partia. Lidhur me vendimet e marra dje në Këshill, ka reaguar me një postim të gjatë në Facebook, Topalli, e cila shprehet se “Dje ka qene e premte e zeze per PD”.

Ajo kritikon Bashën për faktin se nuk u lejua që të bëhej analizë e humbjes katastrofale në zgjedhjet e 2017, e për më tepër as për përgjegjësi te drejtuesve dhe as për emergjencën e nevojës te ringritjes se PD. Për Jozefina Topallin “thelbi i mbledhjes dhe i draftit Basha ishte mbrojtja e karriges se Lulit, pasi sipas saj prej nga dje, “me letra Luli do jetë lider i përjetshëm”.

“Ai mund te humb te gjitha zgjedhjet edhe me zi se nje vit me pare, por Luli aty do jete me statutin e ri. Shqiptaret do vazhdojne te ikin te pashprese nga ky vend , por luli me letra karrigen prap do e kete; Shqiperia do vazhdoje te zhytet e te vuaje nga krimi, korrupsioni e varferia, por tani qe po ben letrat e tij , askush nuk do shqetesoje me “Kryetarin e perjetshem ”.   e ‘mbledhje , dje Lulzim Basha i dha vehtes te gjitha pushtetet duke vrare edhe me letra demokracine e brendshme”, shprehet Topalli.

Ajo vijon më tej duke e cilësuar si turp dhe lojë propagande të Lulzim Bashës, lajmin se Jozefina Topalli po kthehet ne Keshillin Kombetar, pasi sipas saj “nuk ka ik kurre nga bindjet e parimet e saj dhe as ka nevoje per karrige si Basha”.

Duke iu përgjigjur “dhëmbë më dhëmbë” Bashës, ish-kryetarja e Kuyvendit nënvizon se nuk ka nevojë për karrige që t’i dalë përballë atij, sepse ajo ka ‘në PD e endrrave te viteve 90 ka hyre qe para se te lindte, por kete Luli nuk e kupton”.

“E kisha karrigen dhe e bera te qarte publikisht se me LB kam diferenca te medha; E kisha karrigen dhe i dola kunder vendimit per shkrirjen e strukturave te PD me urdher te tij qe ne 2014; e kisha karrigen kur e kundershtoja sepse ai nuk kundershtonte Ramen; E kisha karrigen kur protestoja se ai nuk perballej me Ramen dhe nuk bente opozite te forte: E kisha karrigen kur i thashe se ti nuk mund te sulmoje ashtu perendimin , sepse eshte PD forca qe ka hap vendin drejt tij; e kisha karrigen kur dola publikisht kundra bojkotit te zgjedhjeve qe conte vendin ne destabilizim”, thekson Topalli.

Topalli në fund mbron me argumenta qëndrimin e saj kundër Bashës dhe thotë se nuk do të heshtë, kur sheh “se kryetari i opozites eshte miku i kryetarit te qeverise dhe kontrollohet nga qeveria”, duke ju referuar kështu marrëveshjes së 18 Majit.

“Per karrigen e vet ai e ktheu PD si nje karrige me rrota, qe here e shtyn me Ramen, here me LSI, por kurre me demokratet. Jozefina nuk pajtohet kurre qe per demokratet te vendose Rama me te tjere. Jozefina nuk pajtohet kurre me frymen e percarjes se PD dhe te gjuetise se shtrigave te perdorur ne vitet e fundit; nuk pajtohem kurre me rreshqitjen drejt nje mentaliteti komunist qe po i ben LB forces qe rrezoi komunizmin; Jozefina nuk pajtohet kurre me LB qe diten flet per oligarke e nderkohe ndan interesa te medha me ta: Eshte me mire qe Luli te dorehiqet e t’i jap mundesi PD te ngrihet per T’i dal zot vendit; Lul Basha duhet te dorehiqet per rezultatin katastrofal qe i ka dhene PD;  Ai duhet te largohet per marreveshtjen e tradhetise me Ramen;per shpartallimin qe i ka bere strukturave , per rreshqitjen majtas e mbi te gjitha per moskryerjen e misionit si opozitar. Ai duhet te cliroje nga pengmarrja PD-ne , qe eshte e demokrateve dhe jo e familjes dhe e kunatit”, përfundon reagimin e saj Topalli.

21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)