Aktualitet Vlorë, dy bombola shpërthejnë në banesë, fatmirësisht s’ka të lënduar

Vlorë, dy bombola shpërthejnë në banesë, fatmirësisht s’ka të lënduar

73
SHPËRNDAJE
Foto ilustruese

Dy bombola gazi kanë shpërthyer në katin e dytë të një ndërtese në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës.

Fatmirësisht nuk ka patur dëmtime në njerëz. Në momentin që kanë shpërthyer dy bombolat e gazit, në banesë nuk ka patur asnjë nga të zotët e shtëpisë.

Zjarrfikësen e kanë lajmëruar komshinjtë. Mbërritja në kohë e zjarrfikëseve dhe vënia nën kontroll e zjarrit ka shmangur rrezikun për përfshirjen nga flakët edhe të apartamenteve të tjera.

Banorët thanë se flakët rrezikuan jo vetëm ata, por edhe kalimtarët në momentin e shpërthimit.

Dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm materiale, ndërsa hetimet kanë nisur për të saktësuar shkaqet e zjarrit.

21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)