Sociale Zgjidhet furnizimi me ujë në rrugën ‘Isa Boletini’ dhe ‘3 Vëllezërit Kondi’

Zgjidhet furnizimi me ujë në rrugën ‘Isa Boletini’ dhe ‘3 Vëllezërit Kondi’

219
SHPËRNDAJE

Dy zona në kryeqytet kanë zgjidhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm si pasojë e ndërhyrjes së bërë nga Bashkia e Tiranës. Specialistët e UKT kanë ndërtuar lidhje të reja me pallatet në rrugën “Isa Boletini”. Aktualisht linja ofron furnizim normal me ujë të pijshëm për të gjithë banorët.

Kurse nga sinjalizimi i marrë nga banorët në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, u ndërhy menjëherë duke i dhënë zgjidhje problematikës së krijuar. Falë përkushtimit të punonjësve, u bë i mundur rikonstruksioni i rrjetit të kanalizimit për këtë zonë.

Bashkia ka vendosur në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër 08004488, ku çdokush mund të shprehë shqetësimin në lidhje me problematikën e krijuar dhe specialistët do të merren me zgjidhjen e situatës.

21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)