Ndryshe Claudia Mori, jeta në krah të Celentanos

Claudia Mori, jeta në krah të Celentanos

812
SHPËRNDAJE

Ajo sot është 74 vjeç dhe një nga femrat më me fat të Italisë. Për më shumë se 50 vjet ajo ka qenë e dashura e një prej zërave më të bukur mashkullorë, dhe burrit muzika e së cilit ishte në makinën e çdo femre. Eshtë fjala për Claudia Morin bashkëshorten e Adriano Celentanos. Ata janë një nga çiftet më të bukur dhe më jetëgjatë në botën e kinemasë. Në fillimet e karrierës së saj, në vitin 1963, Claudia takon Adrianon në setin e filmit “Uno strano tipo”.

Dashuri me shikim të parë për të dy, dhe aktori ndahet nga e fejuara Milena Cantu për t’u martuar më 14 korrik 1964, në fshehtësi të plotë, natën, në kishën San Francesco në Grosseto. Kështu lindi çifti më i bukur në botë, ndërsa disa vite më parë kur festuan 50-vjetorin, vetë Claudia Mori shkroi një libër plot dashuri për Adrianon e saj “Due guerrieri innamorati” (Dy luftëtarë të dashuruar). Claudia e nisi karrierën si aktore, fillimisht në muzikalë e më pas në filma të ndryshëm. Në vitin 1964 ajo interpretoi në filmin “Super rapina a Milano” nën regjinë e Celentanos.

Më pas karriera e saj si aktore do të lihej në hije dhe ajo do ti përkushtohej karrierës të së shoqit duke interpretuar përkah tij. Së bashku kanë fituar Festivalin Sanremo në vitin 1970 me këngën “Chi non lavora non fa l’amore” (Kush nuk punon nuk bën dashuri). Një tjetër sukses i bujshëm ka qenë “La coppia più bella del mondo”, ndërsa një prej këngëve të saj të kënduar vetëm ka qenë “Buonasera dottore” që në vitin 1975 arriti majat e hitparade. Ajo do të kthehej sërish në kinema në vitet 70-të në një regji të Segio Corbuccit.

Më pas më 1973-shin ajo do të interpretonte sërish në një film me Celentanon. Ata janë prindër të tre fëmijëve Rosita, Giacomo dhe Rosalinda. Në librin i cili prej disa vitesh po përkthehet në gjuhë të ndryshme të botës ajo tregon sekretet që një grua duhet të dijë për të pasur një martesë e gjatë. Dashuria nuk mjafton asnjëherë për jetëgjatësi, por përulësia dhe modestia, thotë Claudia.

Ajo ka ditur gjithnjë ta tërheqë trishtimin dhe të shoh përtej tij, sa herë një tjetër grua,apo një ndodhi tjetër është përpjekur ta bëjë martesën e saj të lëkundshme. Ka parë thellë brenda zemrës, për të gjetur rrugën nga ku duhet të hapte sërish portat e lumturisë.

22 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)