Extra Horoskopi Horoskopi – 22 prill 2018

Horoskopi – 22 prill 2018

4379
SHPËRNDAJE

Dashi

Nuk duhet të jeni në qendër të vëmendjes domosdoshmërisht: ju mund të merrni të njëjtin sukses edhe me një sjellje më të disponueshme kundrejt të tjerëve. Ka mundësi të merrni një lajm jo të mirë.

Demi

Do të jetoni një proces rinovimi të brendshëm, do të dini të menaxhoni më mirë marrëdhëniet ndërpersonale, ndërsa do të keni mundësi të vini në vijë disa punë të cilat ishin bllokuar. Do të keni vizion për gjërat që mbani në shpirt.

Binjakët

Do të keni mbështetjen e një kolegeje shumë bashkëpunuese e cila do t’ju ndihmojë të kaloni një situatë të komplikuar, e cila do t’ju kërkojë kohë dhe durim. Mërkuri do të jetë favorizues kundrejt jush.

Gaforrja

Një takim interesant mund t’ju ndryshojë këto kohë. Bëni kujdes sot ndaj punëve, mund të lini diçka të rëndësishme pas dore. Diskutime të vogla në punë dhe në dashuri, përballuni me kurajë.

Luani

Pas shumë sforcimesh, më në fund do t’ia arrini të merrni konfirmimin që kërkonit ndërsa do të keni mundësinë të bëni më shumë gjëra përkohësisht. Duhet të jeni shumë besnik ndaj personit të dashur.

Virgjëresha

Nuk duhet të nxitoheni apo edhe të zhyteni në mendime për zgjedhjet të cilat i përkasin së ardhmes profesionale. Gjatë kësaj dite do të jeni vërtet të parezistueshëm, nëse jeni beqar, nëse jeni çift do të merrni më shumë dashuri.

Peshorja

Do të jeni gjithë entuziazëm sot prej mundësisë për të vënë në veprim një dëshirë që ju e keni ëndërruar prej kohësh. Po kështu do të jeni shumë kureshtarë për të zbuluar diçka më shumë për personin tuaj të zemrës.

Akrepi

Do t’ia dilni t’i bëni ballë të gjitha impenjimeve dhe gjërat do të ecin për mrekulli, ndërkohë duhet të bëni analiza të kujdesshme për të mos u gjendur të papërgatitur. Personi i dashur do të reagojë pozitivisht ndaj një gjesti tuajit altruist.

Shigjetari

Do të dëshironi të ndryshoni sjelljet tuaja: do të jeni të përpiktë dhe gati ndaj çdo ngjarjeje, pa u frikësuar nga vështirësive të çdo dite. Ndërkohë do të keni mundësinë të njihni një njeri të mirë.

Bricjapi

Nuk duhet të bini në qetësi, yjet janë ende në anën tuaj por është e këshillueshme të gjeni mundësi të vlefshme në interesin tuaj. Do të “zhbllokoni” situatën tuaj emocionale dhe të gjeni qetësi në këtë sektor.

Ujori

Nëse nuk doni që t’ju ikin të gjitha rastet e rëndësishme duhet të programoni impenjimet tuaja në kohën e duhur dhe të mos mendoni dështimin. Dashuria nuk do të jetë në anën tuaj sot.

Peshqit

Jupiteri, planeti i suksesit, do të ketë ndikim të mirë në shenjën tuaj, do të jeni optimistë dhe do të keni një vizion të hapur i cili do t’ju lejojë të arrini një lloj sigurie. Me partnerin/partneren do të jeni të kuptueshëm.

22 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)