Ekonomi “Unaza e Re” dhe “Sheshi Shqiponja”, ja projekti transformues (FOTO)

“Unaza e Re” dhe “Sheshi Shqiponja”, ja projekti transformues (FOTO)

9984
SHPËRNDAJE

“Unaza e Re”, projekti që do të bashkojë shkollën Teknologjike me rreth-rrotullimin Shqiponja, i prezantuar si një investimet më të mëdha infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë, pritet të fillojë nga ndërtimi së shpejti.

Lajmi u bë i ditur sot nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli. Gjatë aktivitetit për prezantimin e projekteve të reja për Tiranën, Shkreli tha se “projekti ka përfunduar dhe është momenti kur po bëhen ratifikimet e fundit për të përcaktuar elementët estetikë të mobilimit urban”.

Sipas tij kjo do të jetë një vepër, e cila do të ketë një impakt mjedisor më të mirë sesa të gjitha traktet paraardhëse, si dhe do të ketë barriera për mbrojtjen zanore.

“Pjesa e unazës që po bëjmë, lidh shkollën Teknologjike me sheshin Shqiponja dhe përbëhet nga dy korsi vajtje-ardhje prej 11.5 metra, të cilat në projektin e ri do të trajtohen në mënyrë ndryshe sikurse pjesa e unazës që bashkon shkollën Teknologjike me pjesën e Kopshtit Botanik. Do të jenë tre korsi aktive sipas standardeve europiane 2 nga 3.75 m njëra dhe një tjetër për emergjenca prej 3 metra. Do të ketë një ndarje të trafikut me gjelbërim dhe do të ketë bankina 0.7 nga të dyja krahët dhe do të ketë nga secila nga anët rrugë dytësore me korsi secila 3.5 metra”, tha Shkreli.

Në këtë projekt është parashikuar sipas Shkrelit që rrugët dytësore të ndërlidhen me këtë unazë nëpërmjet mbikalimeve dhe nënkalimeve, të cilat nuk do bëjnë më ndërprerjen me rotonda, por do lejojnë një rrjedhje të qetë të trafikut.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

“Kjo unazë gjeografikisht është e shkurtër 2.2 km, por nga pikëpamja kohore është shumë e gjatë në nivel kohor. Pajisja e unazës me rrugë dytësore kjo unazë do të përshkohet në kohë që nuk kalojnë 2 minuta”, nënvizoi Shkreli.

Ai shtoi se shqetësimi është adekuat pasi këto 2,2 km sot bëhen për 20 min duke shkaktuar nervozizëm tek njerëzit, ndotje, zhurmë, amortizim të mjeteve edhe konsum financiar, por me këtë investim madhor problemet do marrin zgjidhjen e shumëpritur.

2 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)