Kulturë “Addio Addio Amore”, një dedikim për Pina Bausch

“Addio Addio Amore”, një dedikim për Pina Bausch

204
SHPËRNDAJE

Daphnis Kokkinos do të mbajë një workshop për kërcimtarë dhe balerinë ditën e diele më datë 20 Maj në orën 11 am-1:00pm nw edicionin e dytw tw Reja Festival.

Performanca “Addio Addio Amore – Një pjesë për Pinën”, është një krijim i Daphnis Kokkinos. Pasi ka punuar me Pina Bausch për 24 vite (performuese gjermane e kërcimit modern, koreografe dhe krijuese e Tanztheater) ai sjell një performancë që përmbledh gjithë eksperiencën me Pinën dhe energjinë e shpirtin e kësaj koreografeje legjendare.

Në homazhin e tij për Pinën, ai ngre një dolli dhe nxjerr në pah botën e tij, që të stimulojë audiencën në këto situata njerëzore dhe kërkimi të vazhdueshëm të peripecive njerëzore. Performanca e Daphnis është një dhuratë për Pinën dhe gjithë dashurinë që ajo ka ofruar, humanitetin dhe respektin që ka treguar dhe fituar mes artistëve, performuesve dhe botës.

Daphnis Kokkinos ka lindur në Kretë, Greqi. Ai është trajnuar në Unionin Greko-Amerikan, Teatri Rinor i Kretës dhe u diplomua në Shkollën Shtetërore të Kërcimit në Athinë. Daphnis filloi të punojë si kërcimtar profesionist në vitin 1986 me Athina Art Teatër. Prej vitit 1989- 1992 ai punoi tek studioja Folkwang Tanz në Essen, Gjermani, drejtuar nga Pina Bausch dhe më vonë në kompaninë TanztTheater nga Pina Bausch, ku prej vitit 2002 mban dhe titullin e asistentit. Ai ka marrë pjesë si balerin edhe si koreograf në shumë shfaqje, por edhe në filma. Gjithashtu ka dhënë mësim në Europë, Azi dhe në Amerikën e Jugut. Maria Adamopoulou ka lindur në Athinë, ku edhe ka nisur karrierën e saj të kërcimit. Nga viti 2005 deri në vitin 2009, ajo ka qenë anëtare e “The Dance Dance” – “Kërcimi kërcen” nga Daniel Lommel. Në vitin 2004 ajo bashkëpunoi me Apostolia Papadamaki për ceremoninë e hapjes dhe mbylljes së Lojrave Paraolimpike.

“Addio Addio Amore,një dedikim për Pina Bausch” është mbështetur nga Ambasada Greke në Tiranë.

15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)