Extra Kuriozitete E tremb gazetari, ia fut vrapit me hashashin në krah (Video)

E tremb gazetari, ia fut vrapit me hashashin në krah (Video)

273
SHPËRNDAJE

Një fragment sa qesharak dhe i çuditshëm është kapur në një raportim live të një gazetari. Cameron Tucker po raportonte nga jashtë një fabrike të madhe kanabisi në Kent, por ngeli i habitur kur i thanë se prapa tij një burrë që mbante një vazo ku ishte kultivuar kanabis, ia futi vrapit.

Burri doli nga laboratori i kanabisit duke mbajtur bimën e tij gjigande në krah. Ai u shokua kur pa ekipin e xhirimit dhe sikur të mos kishte qenë aty u zhduk me “shpejtësinë e dritës”.

Policët gjetën në këtë laboratornë një vilë 500 mijë dollarëshe, 88 bimë kanabis, por dy të arrestuar iu shmangën burgut.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)