Aktualitet Kapet gomonia në Karaburun, gati për trafik hashashi drejt Italisë (FOTO)

Kapet gomonia në Karaburun, gati për trafik hashashi drejt Italisë (FOTO)

266
SHPËRNDAJE

Një gomone me lëndë narkotike është gjetur mesditën e sotme në Karaburun falë bashkëpunimit të Policisë së Vlorës me Delta Force. Mësohet se gomonia është e gjatë 7 metra dhe me dy motorë.

Brenda mjetit lundrues përveç janë gjetur dy pako të mëdha me hashash. Nga kontrolli i ushtruar në zonë, janë gjetur gjithashtu në një tjetër gji, të njohur si Gjiri i Bri Stanit, edhe bidona të mbushur me karburant të llojit benzinë, që do të shërbente për mjetin lundrues.

Aksioni policor është në vazhdim e sipër në vendin e njohur si Gjiri i Petullës dhe sipas uniformave blu dyshohet se në zonë është fshehur një tjetër sasi droge, që do të ngarkohej në gomone me destinacion të dyshuar si Italinë.

Nuk ka ende detaje në lidhje me persona të ndaluar, apo autorë të dyshuar të trafikut, por uniformat blu janë duke kryer verifikimet për të gjetur pronarët e gomones.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)