Sport Milinkovic-Savic drejt Francës, PSG e do me çdo kusht

Milinkovic-Savic drejt Francës, PSG e do me çdo kusht

96
SHPËRNDAJE

Alarm i kuq për Lazion por edhe për Juventusin. Interesimi i Paris Saint Germain për mesfushorin serb të skuadrës bardhekaltër Sergej Milinkovic-Savic bëhet serioz me skuadrën parieziene që shikon te talenti ballkanas zëvendësuin ideal të të tërhequrit nga futbolli Thiago Motta edhe pse të dy kanë karakteristika të ndryshme.

Për Milinkovic-Savic interesohen edhe Juventusi e Manchester United, por për bardhezinjtë blerja e tij do të jetë një mision  shumë i vështirë për të mos thënë i pamundur. PSG ka probleme me fair-play-in finanaciar por kampionët e Francës pritet të largojnë shumë lojtarë në këtë merkato, si Di Maria, Pastore, Draxler, ndoshta edhe njëri mes Cavanit e Neymar dhe me paratë e arkëtuar mund të ketë financat e nevojshme për të afruar nga Lazio mesfushorin serb.

Milinkovic-Savic është një zbulim i drejtorit sportiv të bardhekaltërve Igli Tare i cili e bleu në 2015-ën nga Genk për 6 milionë euro ndërsa tashmë për ta lënë të lirë 23-vjeçarin, Lazio kërkon më shumë se 100 milionë euro.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)