Extra ShowBiz Nëna e Meghan Markle drejt Britanisë për dasmën mbretërore

Nëna e Meghan Markle drejt Britanisë për dasmën mbretërore

256
SHPËRNDAJE

Nëna e Meghan Markle është fotografuar dje duke u larguar nga shtëpia e saj në Los Angeles dhe ka marrë avionin për t’u nisur drejt Britanisë, ku do marrë pjesë në dasmën mbretërore.

E veshur thjesht dhe shumë sportive, Doria Ragland u pa duke hipur në një makinë, e cila dërgoi drejt aeroportit ndërkombëtar të Los Angeles.

Sipas “TMZ”, mamaja e princeshës së ardhshme të Anglisë u fut në sallën private, e cila është rezervuar për personat VIP.

Më 19 maj ajo do marrë pjesë në ceremoninë e rëndësishme të së bijës.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)