Botë Rusia rrit kapacitetin ushtarak, raketa të reja brenda vitit

Rusia rrit kapacitetin ushtarak, raketa të reja brenda vitit

183
SHPËRNDAJE

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se këtë vit do të jenë të gatshme për përdorim armët e reja ruse, duke shtuar se të njëjtat do të rrisin kapacitetin ushtarak dhe do të sigurojnë balancim strategjik për dekada.

Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë gjenden në pikën më të ulët nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Putin ka thënë se nuk dëshiron luftë armësh, mirëpo shteti i tij është duke zhvilluar gjeneratë të reja të armëve të cilat i ka përshkruar të pamposhtura nga rivalët e huaj.

Presidenti rus ka thënë se raketat “Topol” do të zëvendësohen me raketat ndërkontinentale “Yars”, derisa forcat ajrore të Rusisë do të pajisen me bombardues të modernizuar të pajisur me raketa me rreze të gjatë veprimi. “Forcat strategjike bërthamore kanë rëndësi kyçe në mbrojtje dhe siguri”, ka thënë Putin.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)