Extra Kuriozitete Shokuese! Hyn nga dritarja, abuzon me 8 vjeçaren (Video)

Shokuese! Hyn nga dritarja, abuzon me 8 vjeçaren (Video)

820
SHPËRNDAJE

Policia australiane ka publikuar pamjet shokuese të një burri të maskuar që ngjitet natën përmes një dritareje të katit të dytë dhe hyn në banesën e një vajze 8 vjeçare, e cila dyshohet se është përdhunuar.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e fëmijës në Kingsford, në lindje të Sidneit, e cila u bastis nga përdhunuesit të hënën mes orës 2:45 dhe 2:55 të mëngjesit. Pamjet tregojnë se njeriu ngjitet dhe zbret nga e njëjta dritare, përpara se të hidhet mbi një gardh dhe të ikë.

 

Ai foli me vajzën shkurtimisht përpara se të ngjitej në shtratin e saj dhe ta prekte atë në mënyrë të pahijshme, sipas policisë.

Vajza e raportoi incidentin tek nëna e saj që kishte kontaktuar me policinë. Ajo nuk ishte plagosur fizikisht në këtë incident.

Detektivët nga Komanda e Zonës së Policisë në Plazhet Lindore po hetojnë incidentin dhe kanë marrë një deklaratë nga vajza.

Ndërkohë abuzuesi është përshkruar si një burrë rreth 50 vjeç, me një theks australian. Ai kishte veshur një bluzë me kapuç të errët, pantallona dhe një kapelë.

Zyrtarët po u bëjnë thirrje kujtdo me informacion ose që njeh abuzuesin që të kontaktojnë menjëherë policinë.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)