Sport Tirana mposht 2-0 Kastriotin, kampione e Kategorisë së Parë

Tirana mposht 2-0 Kastriotin, kampione e Kategorisë së Parë

81
SHPËRNDAJE

Tirana ka kurorëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e saj të parë në Kategorinë e Parë, teksa pasi siguroi ngjitjen disa javë para fundit, tashmë u shpall edhe kampione e këtij niveli.

Bardheblutë mposhtën në finalen e ‘Elbasan Arenës’ 2-0 Kastriotin, duke ngritur trofeun dhe duke gëzuar dyfish në përfundim të këtij sezoni.

Takimi u vendos nga një dopietë e sulmuesit kryesor të bardhebluve, Bedri Grecës, që shënoi në minutat e 64’ dhe 73’ të pjesës së dytë.

Me këtë titull kampion, Tirana i jep fund makthit një vjeçar të pjesëmarrjes në Kategorinë e Parë, pasi që nga Gushti i këtij viti do të rikthehet në Kategorinë Superiore.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)