Sociale Transformimi i Piramidës, Rama: Përtej ëndrrës sime më të bukur, Erioni zgjoi...

Transformimi i Piramidës, Rama: Përtej ëndrrës sime më të bukur, Erioni zgjoi Tiranën

469
SHPËRNDAJE

Ndërtesa ikonike në qendër të kryeqytetit sikurse është Piramida, shumë shpejt do të kthehet në qendrën më të madhe të zhvillimit të teknologjisë së informacionit në rajonin tone.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Michael D. Granoff, Drejtor i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit,  morën pjesë në prezantimin e projektit transformues të Piramidës në qendrën më të madhe multifunksionale për të rinjtë, e fokusuar kryesisht në arsimimin digjital, por dhe të artit e kulturës sipas modelit “TUMO”.

Kryeministri Rama vlerësoi kryebashkiakut Veliaj për zgjimin e Tiranës nga gjumi dhe për transformimin e saj në këto vite.

“Kemi pasur shumë përpjekje gjatë viteve  dhe me Erionin kemi diskutuar që në fillim kur ai mori mandatin për ta zgjuar Tiranën nga gjumi. Vazhdimisht pyetja ishte çfarë mund të ishte që mund ta mbante godinën gjallë? Është e vërtetë që në fund erdhëm te pika që kjo godinë duhet t’u shkonte fëmijëve dhe të rinjve”, tha Rama.

Kreu i qeverisë e cilësoi projektin për rivitalizimin e Piramidës dhe projektin Tumo, si një nga projektet më të bukua që ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë duke shkuar “përtej ëndrrës time më të bukur”.

“Erioni kërkonte për ta kthyer këtë në një qendër për këtë pjesën e të rinjve trendi të Tiranës, një komunitet gjithsesi minoritar brenda komunitetit të madh të të rinjve të Tiranës. Gjë që mund të rrezikonte që ta kthente në një qendër rinore të ardhur me sforcim në kohë. Ndërkohë që unë i thosha fëmijët, fëmijët, fëmijët. Sigurisht besoj se kjo është më shumë merita e Zahos se e imja. Dhe e mbaj mend shumë mirë një ditë kur Erioni më telefonoi i ekzaltuar si gjithmonë në fakt, edhe kur telefonon për një pusetë, edhe kur telefonon për një projekt transformues me pasoja për brezat dhe më tha: ‘E gjetëm lal. U zgjidh kjo punë’. Më foli për Tumën dhe është diçka sinqerisht përtej ëndrrës sime më të bukur”, nënvizoi ai, teksa shtoi se ky projekt për herë të parë arrin që të bëjë bashkë të fëmijët dhe të rinjtë me teknologjinë.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)