Politikë ‘Xhafaj si Tahiri’, PD: Kërcënoi Ramën se ikja e tij rrëzon qeverinë

‘Xhafaj si Tahiri’, PD: Kërcënoi Ramën se ikja e tij rrëzon qeverinë

176
SHPËRNDAJE

Përgjigjet dhe sqarimin e Fatmir Xhafës,  dhënë para mediave lidhur me audio-përgjimin e të vëllait dhe përfshirjen e tij duke garantuar i imunitet para ligjit, Partia Demokratike i cilëson mesazhe të koduara për Edi Ramën.

Nga selia blu, deputetit Enkelejd Alibeaj tha se “kushdo që ka parë sot Fatmir Xhafajn të bëjë viktimën e një komploti i është kujtuar Saimir Tahiri që derdhte lot krokodili në të njëjtën natë që kërcënoi Edi Ramën se me ikjen e tij bie qeveria”

“Xhafaj nuk ka një dosje aq të pasur sa çka Saimir Tahiri, por ai paralajmëroi Ramën se largimi i tij rrëzon qeverinë. Kjo është pjesë e luftës së tyre t brendshme”, deklaroi Alibeaj.

Më tej ai theksoi se “materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale” dhe se duke e ditur autencitetin e tij, ministri në bashkëpunim me kryeministrin Rama e dërguan atë në Itali, përpara se ta dëgjonte populli shqiptar.

“Ai është drejtues i trafikut të drogës nën mbrojtjen e të vëllait ministër të Brendshëm. Fatmir Xhafaj e di se audio-përgjimi është i vërtetë. Kjo është arsyeja e vetme se pre Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa ia treguar shqiptarëve”, nënvizoi deputeti i PD.

Alibeaj shtoi më tej se Xhafa mashtroi kur tha se nuk pengon hetimet për vëllain trafikant droge nga pozicioni që mban.

“Njësoj si Edi Rama s’mabjti përgjegjësi për moszbatimin e ligjit Antimafia. Është kriminale akuza e Fatmir Xhafës se opozita vepron për llogari të interesave kriminale. Është i njëjti qëndrim, si i Edi Ramës për kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, avionët e drogës dhe kur ne denonconim Habilajt e kryebashkiakët e inkriminuar”, theksoi Alibeaj.

Sipas tij “opozita është i vetmi autoritet në këtë vend që ka denoncuar lidhjet e qeverisë Rama me krimin dhe nuk është trembur e as tërhiqet nga kërcënimet  e bandave qeverisëse”, të cilat për PD bëjnë thirrje për burgosjen e deputetëve.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)