Botë Assad udhëton drejt Rusisë, takohet me Putin

Assad udhëton drejt Rusisë, takohet me Putin

148
SHPËRNDAJE

Presidenti sirian, Bashar al-Assad është takuar me homologun rus Vladimir Putin për të biseduar rreth konfliktit në Siri. Takimi është zhvilluar në qytetin rus të Sochi.

Prej nisjes së luftimeve në Siri më 2011, Assad ka udhëtuar rrallë, mirëpo megjithatë ka bërë tri vizita publike në Rusi dhe në secilën prej tyre është takuar me Putinin.  Rusia është përfshirë në luftën në Siri më 2015, duke kthyer konfliktin në favor të Assadit.

Gjatë takimit, Assad ka uruar Putinin për mandatin e tij të ri si president dhe ka falënderuar ushtrinë ruse për mbështetjen e saj në Siri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se takimi i paralajmëruar është zhvilluar dje.

Rusia ka deklaruar se ka ndërhyrë në Siri për të mposhtur ekstremistët islamikë, të cilat kanë kontrolluar disa pjesë të këtij shteti.

Kremlini ka cituar Putin të ketë përgëzuar liderin sirian për “suksesin e madh të arritur nga ushtria siriane”.

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)