Botë Ndalohet sulmi terrorist në Francë, arrestohen 2 vëllezër egjiptianë

Ndalohet sulmi terrorist në Francë, arrestohen 2 vëllezër egjiptianë

55
SHPËRNDAJE

Një sulm i ri terrorist u parandalua në Francë me arrestimin e dy vëllezërve egjiptianë.

Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, njoftoi këtë mëngjes arrestimin e tyre në TV BFM. Të dy, tha ministri, ishin në zotërim të udhëzimeve për prodhimin e një helmi pluhur.

“Janë dy të rinj me origjinë egjiptiane që po përgatiteshin për të kryer një sulm, me shpërthim ose ricin, këtë helm shumë të fortë”, tha ministri.

“Ne ndjekim një numër njerëzish në rrjetet sociale – shpjegoi ministri – dhe ndodh që këto ishin në Telegram (një platformë e mesazheve të koduara, ed.) Ne mundëm t’i identifikonim ato, të zbulonim këtë projekt sulmi dhe t’i arrestonim”.

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)