Kryesoret Rama tregon rastin e mjekut që la Italinë për të punuar në...

Rama tregon rastin e mjekut që la Italinë për të punuar në Korçë (Video)

341
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me rastin e një mjeku, i cili ka lënë Italinë për të punuar në spitalin e Korçës. Rama thekson se kjo është arritur falë bonusit që qeveria jep për mjekët specialistë që do punojnë larg vendit të tyre të banimit.

“Mirëmëngjes dhe me dëshminë e Dr. Martinit që falë Programit Kombëtar të mbështetjes me bonus për punësimin e mjekëve të specializuar në të gjitha spitalet e vendit, ka lënë Italinë për të kryer shërbimin e tij në Spitalin Rajonal të Korçës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

MIRËMËNGJES 😃dhe me dëshminë e Dr. Martinit që falë Programit Kombëtar të mbështetjes me bonus për punësimin e mjekëve të specializuar në të gjitha spitalet e vendit, ka lënë Italinë për të kryer shërbimin e tij në Spitalin Rajonal të Korçës, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 17. Mai 2018

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)