Politikë Vdekja në burg e të riut, Basha: Çnjerëzore, produkt i policisë së...

Vdekja në burg e të riut, Basha: Çnjerëzore, produkt i policisë së krimit

185
SHPËRNDAJE

Vdekja e një të riu ditën e djeshme në qelinë e paraburgimit në Korçë, për kreun e Partisë Demokratike është një krim çnjerëzor dhe derivat i tmerrshëm i dhunës së policisë së shtetit.

Lulzim Basha shkruan në Facebook se ai dënon “me force vrasjen makabre brenda komisariatit te policisë te 27 vjecarit Enea Ftoi”.

Më tej ai shton se duhet të dalin ne drite emrat e atyre që i shkaktuan vdekjen këtij kryefamiljari dhe te hetohen e te përballen me ashpërsinë e ligjit.

“Ky krim çnjerëzor është shkaktuar nga tortura barbare ndaj te riut rom qe është dhe babai i 3 fëmijëve. Unë dhe Partia Demokratike kërkojmë hetim te menjëhershëm dhe transparence te plote, se kush është ai, ose ata qe kryen këtë krim makaber”, shprehet kryedemokrati.

Sipas Bashës nuk kemi të bëjmë me një ngjarje sporadike, pasi policia që është vënë në shërbim të kapove të bandave e krimit po dhunon çdo ditë të pamundurit.

“Është ne fakt, produkti i një policie qe është vene ne shërbim te shefave qeveritare, te bandave, te kapove, te vëllezërve te ministrave e kryeministrit. Kjo polici qe shërben krimin dhe qeveritaret e lidhur me krimin, i merr shpirtin ne torture te pamundurit. Çdo polic qe nuk zgjedh ligjin dhe uniformen, por krimin, urdhrat dhe shërbimin ndaj kapove, do te përgjigjet para ligjit, pa asnjë diskutim”, thekson Basha.

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)