“Mashtrim me pasoja të rënda” është akuza për të cilën ishin shpallur në kërkim një çift bashkëshortësh në qytetin e Fierit. Ata janë arrestuar sot dhe policia bën me dije se kishin mundur të merrnin në total një shumë prej 200 mijë eurosh nëpërmjet mashtrimit.
Fisnik Kajolli, 34 vjeç dhe e shoqja, Migena Kajolli, 27 vjeçe nga Dërmënas i Fierit, kanë mashtruar “persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro”.
Ndaj tyre Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda”.
22 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)