Presidentit i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nisi sot një vizitë pune në Maltë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Maltë-Shqipëri.


Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta u prit në një takim nga Presidentja e Maltës, Znj. Marie-Louise Coleiro Preca.


Në takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht ato të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare. Meta dhe Marie-Louise Coleiro Preca do të drejtojnë Forumin e Biznesit.


22 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)