Opinion ÇFARË PO NDODH ME TURIZMIN SHQIPTAR?

ÇFARË PO NDODH ME TURIZMIN SHQIPTAR?

842
SHPËRNDAJE
Parku Kombëtar i Valbonës

Nga Ledian DROBONIKU

“Në kohën e mashtrimit universal, realiteti fabrikohet, serviret e konsumohet me 100 salsa.” E.Pound

Psikorama, ndryshe nga aspirantët e tjerë diktatorë, nuk mbron një vizion të mirë apo të gabuar.

Jo!

Ai krijon dy të vërteta: një për masat e një për oligarkinë. Ndërsa nga një anë, propaganda pompon pa pushim retorikën, deklarata, premtime, seminare proTurizmit, nga ana tjetër bëhet çmos për ta rrënuar atë.

Të mundohemi të bëjmë bashkë disa fakte të ripjelljes mavi:

1. Si çdo vit dhe ky nisje sezoni turistik, “përkon” me hapjen e kantiereve për rrugët kryesore, duke kthyer në ferr lëvizjen. Pas kaq dekadash precendentësh a nuk lind legjitim dyshimi se ka një sabotim të qëllimtë ndaj turizmit shqiptar. Neglizhenca ndodh vetëm njëherë e merren masa.

2. Privatizimi i rrugës kombëtare ndërtuar me taksat e popullit dhe vënia e trarit, godet rëndë fluksin edhe të turistëve e shqiptarëve të Kosovës. Shtylla ku është bazuar turizmi banal shqiptar me kushte afrikane. Humbja e qindra mijëra kosovarëve ka dhe kosto financiare miliona euro veç kostos shpirtërore mes shqiptarëve.

3. Forcimi artificial i lekut mbi 30%, shtrenjton koston jo vetëm të eksporteve shqiptare por shtrenjton pushimet dhe për turistët e huaj. Greqia pas hyrjes së euros, pati rritje vetëm 17% të monedhës dhe i kushtoi rënien e 48% të turistëve. Shqipëria nuk ka turizëm elitar por fakirash që vijnë kryesisht prej kostove të ulta e jo pisllëkut të frikshëm.

4. Gjendja alarmante e infrastrukturës, ujrave të zeza që kanë toksikuar detet e plazhet, ujësjellësa ndërtuar që në kohën e diktaturës nuk garantojnë dot furnizimin, vijimi i betonizmit nga oligarkët, bën që asnjë turist mos të kthehet për herë të 2të në Shqipëri.

5. Pasiguria ushqimore nuk kanceros vetëm shqiptarët por dhe turistët. Rastet e helmimit dhe kushtet kafshërore të spitaleve tmerron çdo turist. Pasiguria për jetën, rrugët, suprizat mbi çmimet, mungesa e kontrolleve, hapēsirave publike, mungesa se ku të ankohesh, gjesh të drejtën, minon turizmin e çdo turist që të mendojë të marrë familjen me vete këtu.

6. Aerporti i Rinasit, si çdo sektor strategjik kombëtar, kasta e ka dhuruar lobeve të huaja, duke mbajtur kaq lart kostot e penalizuar fluturimet e diasporës shqiptare. Nga kjo vuan dhe turistët, që nuk kanë destinacion kryesor Shqipërinē, por aneks të turit duke ardhur vetëm disa orë prej Malit zi apo Korfuzit të Greqisë.

7. Pikë e fortë mund të ishte dhe turizmi kulturor, por kllouni mavi e urren kulturën e vendit të vet. Mavinjtë nxorrën në shitje kalatë e Shqipërisë, duke i kthyer në gjellētore e tallava e jo ti kishin restauruar në një Network Kombëtar Kulturor si bën çdo vend normal.

8. Turizmi si aktivitet krijon atë pasuri që njihet si “efekti shi” sepse shpërndahet në territor për qindra mijëra operatorë.
Kjo bie ndesh me vizionin ekonomik monopolist të kastës ku pasuria duhet të mbetet në disa duar. Edhe pse Shqipëria ka një turizëm popullor, kasta privilegjon hotelet me 5 yje duke ngarkuar barrën fiskale e gjobat bizneseve të vogla.

9. Edhe tek operatorët turistikë, kasta prish konkurrencën duke favorizuar 3-4 oligarkë që sundojnë tregun me çdo lloj matrapazllëku.

*****
Kasta do vijojë të bëjë atë që bën prej dekadash: varfërimin dhe dëbimin e shqiptarëve.
Por dhe shqiptarët do vijojnë duke u qarë secili b… e vet, si individ apo si biznes.
Dhe ashtu të përçarë e të ndarë, do shtrydhemi të gjithë në darë…

12 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)