Ekonomi Raporti i INSTAT, Rama: Objektiv, rritja e pagave dhe ulja e papunësisë

Raporti i INSTAT, Rama: Objektiv, rritja e pagave dhe ulja e papunësisë

99
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka komentuar raportin e një dite më parë të INSTAT, sipas të cilit niveli i papunësisë për tre muajt e parë të 2018 arrin në 12.5% nga 13.4% që ishte në tremujorin e fundit të 2017.

Në një postim në “Facebook”, kryeministri thotë se nuk ka vend për vetëkënaqësi pasi sfida të mëdha janë përpara.

“INSTAT nxori dje shifrën e re të papunësise dhe pa pasur as më të voglën vetëkënaqësi, sepse sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse – duke filluar nga domosdoshmëria për ta ulur më tej papunësine, tek nevoja për të rritur mbrojtjen e punonjësve si edhe objektivi ambicioz që pagat e ulëta të rriten gjithashtu – qëndron sidoqoftë fakti i pamohueshëm që në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja”, – shkruan kryeministri.

Po kështu sipas INSTAT edhe papunësia te të rinjtë është ulur. Në tremujorin e parë 2018 ka arritur papunësia llogaritet në 24.5%, ose 2.1 pikë perqindje më e ulët se një vit më parë.

12 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)