Aktualitet Autopsia, 20-vjeçarja shqiptare nuk u dhunua para se të hidhej nga makina

Autopsia, 20-vjeçarja shqiptare nuk u dhunua para se të hidhej nga makina

1298
SHPËRNDAJE

Media italiane “Torino Today” ka dhënë detaje të tjera në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares shqiptare Anxhela Meçani. Sipas autopsisë së kryer, e reja shqiptare nuk është dhunuar para se të hidhej nga makina.

Autopsia në trupin e saj u krye sot nga mjeku Roberto Testi, i caktuar nga prokurorët publikë Anna Maria Loreto dhe Livia Loçi, të cilët koordinojnë hetimin për vrasjen.

Hipotezat janë të shumta për vdekjen e Meçanit; ose mund të jetë hedhur qëllimisht nga bordi i automjetit për të shpëtuar nga dhuna, ose ky ishte dënim nga organizata që menaxhon rrjetin e prostitucionit.

Shkak i ngjarjes mund të jetë mosbindja e saj për aktivitetin në rrugë dhe tutorët e kishin të qartë qëllimin: ta dënonin rëndë ose në rastin më të keq ta vrisnin.

Njeriu që lajmëroi policinë për kushtet e dëshpëruara të 20 vjeçares, nuk arriti të njihte makinën në të cilën ndodhi tragjedia. Ai i tha policisë shkurt: “Dikush ka hedhur një person nga makina dhe iku”.

Vajza u transportua në urgjencën e spitalit “Moncalieri”, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)