Sport Botërori 2018 Botërori i 2026-s do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë

Botërori i 2026-s do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë

69
SHPËRNDAJE

Vetëm 24 orë para startit të “Rusi 2018”, FIFA ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm sa i përket vendit organizator të kampionatit Botëror të vitit 2026.

Kështu organizmi më i lartë iu futbollit botëror ka vendosur që këtë organizim t’ia besojë kandidaturës treshe të Meksikës, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Kjo kandidaturë triumfoi ndaj asaj të Marokut, që ishte shumë serioze dhe kishte arritur deri në fazën finale të përzgjedhjes.

Kampionati botëror i vitit 2026 pritet të sjellë risi, pasi do të luhet me 48 skuadra, çka rrit shanset edhe të kombëtareve si Shqipëria, për të marrë pjesë.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)