Botë Dorëhiqet kryeministri i Gjeorgjisë

Dorëhiqet kryeministri i Gjeorgjisë

163
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili dha dorëheqjen pas një vale protestash antiqeveritare, që kanë tronditur kryeqytetin Tbilisi.

Kvirikashvili njoftoi për vendimin e tij, duke përmendur mosmarrëveshjet me udhëheqësin e partisë në pushtet, Bidzina Ivanishvili.

“Mendoj se është momenti kur një lideri të partisë duhet t’i jepet mundësia për të formuar kabinetin e ri”, tha Kvirikashvili. Me vendimin e tij për dorëheqje shpërbëhet i gjithë kabineti.

Vala e protestave në Tbilisi ka nisur më 31 maj kundër një gabimi të drejtësisë pas vrasjes së dy adoleshentëve në dhjetor.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)