Kryesoret Kufiri me Greqinë, Rama dhe Meta takim në Presidencë

Kufiri me Greqinë, Rama dhe Meta takim në Presidencë

280
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta. Mësohet se takimi i tyre është zhvilluar në ambientet e Presidencës dhe ka zgjatur 30 minuta.

Burime bëjnë me dije se në qendër të bisedës jo fort të gjatë ka qenë marrëveshja e detit me Greqinë, por është folur edhe për çështje të tjera të aktualitetit politik në vend.

Takimi mbërrin pak orë pas deklaratës publike të Presidentit Ilir Meta, që kërkoi dialog me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)