Botë Lufta Arabi Saudite-Iran zbret në Jemen, fillojnë sulmet në portin Hudejde

Lufta Arabi Saudite-Iran zbret në Jemen, fillojnë sulmet në portin Hudejde

1081
SHPËRNDAJE

Forcat qeveritare me mbështetjen e Arabisë Saudite kanë filluar një sulm ndaj portit kryesor të Jemenit në Hudajdahut, i cili mbahet nga rebelët. Porti është pika kryesore e hyrjes së ndihmave për njerëzit në zonat e mbajtura nga rebelët dhe agjencitë kanë paralajmëruar një katastrofë humanitare nëse sulmohet.

Rreth tetë milionë njerëz në vendin e shkatërruar nga lufta janë në rrezik nga uria. Bombardimet filluan pasi rebelët Houthi të mbështetur nga Irani injoruan një afat të caktuar nga qeveria për t’u tërhequr deri në mesnatë.

Të martën, qeveria në mërgim e presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi tha se përpjekjet për të bindur rebelët për t’u tërhequr kishin shteruar. Rrjeti Al Arabia në pronësi të Arabisë njoftoi të mërkurën se “çlirimi” i Hudajdah kishte filluar me një sulm të madh në terren të mbështetur nga ajri dhe deti nga një koalicion shumëkombësh i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Avionët dhe anijet luftarake të koalicionit kryen sulme kundër pozicioneve rebele rreth qytetit. “Çlirimi i portit të Hudejdes është një pikë kthese në përpjekjet tona për të rimarrë Jemenin nga milicitë që e rrëmbyen atë për t’i shërbyer agjendave të huaja”, thuhet një deklaratë qeveritare.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka akuzuar rebelët për përdorimin e Hudejdes për të kontrabanduar armët iraniane. Si Irani ashtu edhe rebelët e mohojnë këtë.

OKB po përpiqet për të ulur palët në konflikt në një tryezë bisedimesh, për të arritur një marrëveshje që do të shmangte një sulm mbi qytetin. Të premten, koordinatori humanitar i OKB-së për Jemenin Lise Grande paralajmëroi: “Në një rast më të keq, kemi frikë se deri në 250,000 njerëz mund të humbasin gjithçka, madje edhe jetën e tyre”.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia ndërhyri në luftën civile në Jemen në mars të vitit 2015, ndërsa forcat besnike ndaj Presidentit Hadi luftuan kundër lëvizjes Houthi, e cila mbron minoritetin musliman Zaidi Shia të Jemenit.

Që atëherë, më shumë se 6,385 civilë janë vrarë dhe 10,000 të tjerë janë plagosur, sipas OKB-së.

Shumica dërrmuese e këtyre viktimave kanë qenë rezultat i sulmeve ajrore të koalicionit. Lufta dhe një bllokadë e pjesshme nga koalicioni kanë lënë gjithashtu 22 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare, duke krijuar emergjencën më të madhe në botë për sigurinë ushqimore dhe kanë shkaktuar shpërthimin e kolerës që mendohet të ketë prekur një milion njerëz.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)