Botë Sondazhi, Egjipti më i sigurt se SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar

Sondazhi, Egjipti më i sigurt se SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar

195
SHPËRNDAJE

Egjipti, në një anketë globale u rendit si vendi më i sigurt në Afrikë dhe madje më lart se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Qendra “Gallup” i ka pyetur njerëzit nëse ndjehen të sigurt të ecin natën rrugës dhe nëse kanë qenë viktima të krimit.

Anketa e radhit Egjiptin të 16-tin në mesin e 135 vendeve, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ndodhet në pozitën numër 21 dhe SHBA-ja në 35. Singapori radhitet si më i sigurti, ndërsa Venezuela është në fund të listës.

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, e udhëheq këtë vend që nga viti 2013. Qeveria e tij vazhdon të luftojë militantët e Shtetit Islamik në disa rajone.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)