Botë Trump: Koreja e Veriut, jo më një kërcënim bërthamor

Trump: Koreja e Veriut, jo më një kërcënim bërthamor

99
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Pheniani nuk përbën më kërcënim bërthamor për botën. Trump i bëri këto komente një ditë pas takimit me udhëheqësin Kim Jong Un, në Singapor.

“Sapo aterova. Një rrugë e gjatë, por secili tani mund të ndjehet më i sigurt sesa në ditën kur kam marrë detyrën. Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut. Takimi me Kim Jong Un ka qenë një përvojë interesante dhe shumë pozitive. Koreja e Veriut ka potencial të madh për të ardhmen”, shkroi Trump në “Twitter”.

Trump dhe Kim nënshkruan një deklaratë të përbashkët, në të cilën Kim u zotua se do të punojë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean.

Megjithatë, nuk u caktua asnjë afat apo angazhim konkret për Phenianin që të çarmatosë arsenalin e tij bërthamor.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)