Aktualitet Vau i Dejës, 10-vjeçari plagoset rëndë me fishekzjarr

Vau i Dejës, 10-vjeçari plagoset rëndë me fishekzjarr

63
SHPËRNDAJE

Një 10-vjeçar është plagosur me fishekzjarr mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës.

I mituri është transportuar fillimisht me urgjencë në drejtim të Spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Mirëpo, gjendja shëndetësore e 10-vjeçarit është e rëndë, pasi ka pësuar lëndime trupore dhe pritet që të transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës.

Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së të miturit.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)