Kryesoret “Vendi i parë në Europë pa qese”, Rama: Landfilli i Durrësit do...

“Vendi i parë në Europë pa qese”, Rama: Landfilli i Durrësit do të mbyllet

604
SHPËRNDAJE

Kryeministri e pa me sytë e tij se çfarë ndodh në vend-grumbullimin e mbetjeve në Porto Romano të Durrësit. Në takimin për projektet e këtij qarku Edi Rama shprehu angazhimin për shndërrimin e këtij vendi në park.

“Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim këtë zonën kanceroze të fushës së mbetjeve. Dhe aty është tamam skena e një apokalipsi që do të mbyllet besoj deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm për tu kthyer në një park të madh të qytetit, për fëmijët e të moshuarit”, tha Rama.

Pas kësaj zgjidhje për mbetjet e Durrësit do të japë Tirana. “Ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë procesin e bashkëpunimit që kemi nisur për të bërë mbylljen e kësaj fushe dhe transformimin në një park të madh të qytetit, organizimin e ri për t’i çuar mbetjet në impiantin e Tiranës, duke pasur një llogari të qartë dhe për kostot që mund të jenë të përballueshme”, tha ai.

Lufta ndaj qeseve gjithashtu paralajmërohet serioze dhe përfundimtare, me ambicie për të thyer dhe rekord.

ERTV Live😊: Në skëterrën e Porto Romanos, ku nevojës ulëritëse të shumë dekadave, do t’i përgjigjemi me një projekt transformimi rrënjësor të plagës së vjetër mjedisore në një park të ri të qytetit të Durrësit – brenda 18 muajsh👍

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 13. Juni 2018

“Ne duhet ta studiojmë deri në fund dhe pa humbur kohë moratoriumin e qeseve plastike dhe ta bëjmë Shqipërinë vendin që jo vetëm që nuk i përdor e prodhon po i ndalon në hyrje. Çdokush që hyn në Shqipëri ta dijë përpara siç e dinë ata që hyjnë në disa nga vendet që e kanë lënë hapur këtë kapitull të ri për njerëzimin, që nuk mund të fusësh qese, as në aeroport, as në port, as në hyrjen kufitare me makinë se ndryshe penalizohesh. Të gjitha qeset dorëzohen para se të shkelësh në Shqipëri. Kjo është e vetmja mundësi që shoh unë për tu ndarë nga kjo epokë”, vijoi Rama.

Në funksion të shfrytëzimit të gjithë potencialit turistik të Durrësit, qeveria deklaroi se do të rivitalizohet rrjeti hekurudhor, ndërtimi i hekurudhës deri në Rinas apo dhe një segmenti të ri nga Lini i Pogradec deri në kufi me Maqedoninë. Kahas kësaj dhe kompletimit të rrjetit rrugor, edhe për Portin e Durrësit ka një premtim.

“Jemi në diskutime për sistemin e terminaleve të kroçerave, Durrësi është pika e parë ku do të ndërtohet dhe terminali i parë”, tha ai.

Kryeministri shprehu vendosmëri për ndërtimin e projektit Velierës në Durrës, për pengimin e të cilit sulmoi edhe drejtësinë.

“Kush e ka kundërshtuar do e mohojë që e ka kundërshtuar, po dhe do skuqet, po për tu skuqur jo xhanëm se këta nuk e kanë më në trup atë kimikatin që skuq lëkurën e njeriut kur Veliera të jetë e përfunduar”, deklaroi Rama.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)