Sport Zyrtare, Pipo Inzaghi trajner i Bolognas, De Zerbi i Sassuolos

Zyrtare, Pipo Inzaghi trajner i Bolognas, De Zerbi i Sassuolos

53
SHPËRNDAJE

Pippo Inzaghi është zyrtarizuar më krye të skuadrës së Bolognas në Serinë A, ku pason Roberto Donadonin. Pas dy sezoneve të Venezia në Serinë B, skuadër me të cilin nuk shkoi më shumë se faza gjysmëfinale e Play off-it (Venezia u eliminua nga Palermo) ish-sulmuesi i Milanit dhe i përfaqësueses italiane nis një aventurë të re në elitën e futbollit italian në krye të ekipit emilian.

Në Serinë A vjen një tjetër zyrtarizim. Roberto De Zerbi merr drejtimin e Sassuolos, duke konfirmuar kështu zërat që qarkullonin që nga përfundimi i sezonit. De Zerbi, që do të prezantohet në ditët në vijim ka firmosur kontratë 2-vjeçare.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)