Botë Përplasja Francë-Itali për emigrantët, takim Macron-Conte nesër në Paris

Përplasja Francë-Itali për emigrantët, takim Macron-Conte nesër në Paris

68
SHPËRNDAJE

Italia dhe Franca kanë sulmuar njëra-tjetrën në nivel zyrtarësh të lartë gjatë tre ditëve të fundit që pas “shpërthimit” të fenomenit Aquarius, që hapi një valë të re debati për klandestinët, pasi Matteo Salvini dhe qeveria populiste vendosën ta bllokonin së bashku me 629 emigrantët nga hyrja në portet e vendit.

Macron akuzoi Italinë për cinizëm dhe Salviniiu përgjigj ashpër, por duket se tensioni është “sheshuar” sot falë një bisede telefonike mes presidentit francez dhe kryeministrit italian Giuseppe Conte.

Sipas mediave italiane ata patën një bisedë telefonike “të gjatë dhe të përzemërt” dhe do të takohen për drekë të premten në Pariz. Kryeministria ka sqaruar se takimi do të pasohetnga një konferencë shtypi, ku të dy udhëheqësit do të japin detaje mbi mënyrën se si do të bien dakord për të menaxhuar krizën e emigrantëve, në shenjë solidariteti dhe bashkëpunimi me vendet e origjinës.

Vetë Conte tha se “debati me Francën tani është i mbyllur dhe tani ne duhet të ndryshojmë rregullat e Dublinit”.  “Në bisedën telefonike të dy udhëheqësit “diskutuan për rastin e anijes Aquarius dhe pati një shkëmbim pikëpamjesh”, thuhet më tej në deklaratën e kryeministrisë së Italisë.

“Italia dhe Franca tani duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre dypalësh dhe atë evropian për një politikë efektive të migracionit me vendet e origjinës dhe transit përmes një menaxhimi më të mirë të kufijve evropian dhe një mekanizëm solidarizimi në kujdesin e refugjatëve”, theksohet aty.

Deklarata thotë se “Macron dhe Conte kanë rënë dakord që në kuadrin e Këshillit Evropian në fund të qershorit të diskutojnë për iniciativa të reja me interes të përbashkët.

14 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)