Sport Prezantohet Lopetegui: Bëj gjithçka për të mbajtur Ronaldon te Reali

Prezantohet Lopetegui: Bëj gjithçka për të mbajtur Ronaldon te Reali

77
SHPËRNDAJE

Vetëm 2 ditë pasi Reali i Madridit e zyrtarizoi si trajnerin e ri të skuadrës për 3 sezonet e ardhshme, dhe vetëm 1 ditë pasi Spanja e shkarkoi nga detyra si trajneri i kombëtares, Julen Lopetegui u prezantua nga Los Blancos. Në konferencën e prezantimit të trajnerit të ri fillimisht fjalën e mori presidenti i Realit Florentino Perez i cili akuzoi kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, Rubiales për mënyrën sesi u soll me Lopeteguin.

“ Arritëm një akord dhe vendosëm ta bëjmë publik si një akt transparent përpara Botërorit për të mos dëmtuar punën e ekipit përfaqësues gjatë kampionatit botëror. Ia komunikova këtë presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, një marrëveshje që ka të bëjë me të dyja palët. Ishte një akt mëse normal por ata organizuan një konferencë për shtyp ditën pasardhëse. Ishte një reagim absurd krenarie dhe një keqkuptim i madh. Disa persona përfitojnë nga çdo lloj motivi për të diskredituar Realin e Madridit. Bëhet fjalë për futbollistë profesionistë dhe ky vendim mendoj se nuk do të prekte aspak lojtarët të cilët do të bëjnë gjithçka për t’u shpallur kampionë bote. Nuk ka asnjë argument që më ndryshon mendimin që Lopetegui të mos ishte nesër në stolin e Spanjës, në debutimin në Botëror. Nuk më pëlqen viktimizimi por e gjitha kjo u bë për të dëmtuar imazhin e Realit të Madridit”.

I prekur dhe me lot në sy Julen Lopetegui theksoi se ajo djeshmja ishte dita më trishtë e jetës së tij që pas ndarjes nga jeta të së ëmës. Megjithatë ish-trajneri i Portos nuk mund ta fshihte kënaqësinë që është rikthyer në një klub të madh si Reali i Madridit ndërsa shtoi se do të bëjë gjithçka për të mbajtur në skuadër Cristiano Ronaldon pasi e konsideron si futbollistin më të mirë në botë.

14 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)