Extra Kuriozitete ‘UFO’ në rezidencën e kryeministrit indian, ‘ndizet’ Twitter-i

‘UFO’ në rezidencën e kryeministrit indian, ‘ndizet’ Twitter-i

1017
SHPËRNDAJE

Një “objekt i paidentifikuar fluturues” është parë duke fluturuar mbi rezidencën e kryeministrit indian Narendra Modi në Nju Delhi, sipas shërbimeve të sigurisë. Incidenti drithërues nxiti një breshëri gallatash në mediat sociale.

Hindustan Times thotë se zbulimi enigmatik u zhvillua në Lok Kalyan Marg të Nju Delhi në 7 qershor në orën 7:30 të mbrëmjes, duke shkaktuar disa shqetësime serioze me personelin e sigurisë, që kishte hetuar menjëherë zonën. Megjithatë, pavarësisht nga përpjekjet e tyre, kërkimi i tyre për një prani jashtëtokësore ishte i pafrytshëm.

Zëdhënësja e policisë së Delhi, Dependra Pathak nuk preferoi të zbulojë veçoritë për arsye sigurie, por pavarësisht konfirmimit zyrtar, incidenti u prit me një notë mosbesimi në mediat sociale. Disa përdorues në Tëitter thanë se zbulimi i UFO-ve mbi banesën e Modit ishte një mundësi shumë e mirë për të mos e pasur më atë.

Sipas tye, “vizitorët e huaj mund të marrin Modin për një udhëtim” ose në “tokat jashtëtokësore” të tyre.

Të tjerë sugjeruan se Modi është vetë ndonjëherë i pakapshëm si një UFO.

Të tjerë thanë se “marsianët” me siguri do ta bëjnë një vizitë te Modi me qëllimin e vetëm për të parë nga afër arkën e famshme të kryeministrit.

Sidoqoftë, incidenti i zbulimit të UFO-ve nuk është i pashembullt në Nju Delhi. Një objekt i ngjashëm fluturues i rrumbullakët fluturoi mbi zonën e Parlamentit më 17 shtator 2017.
14 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)