Aktualitet Zhduket 48-vjeçarja në Durrës, Policia: Na kontaktoni nëse e shihni

Zhduket 48-vjeçarja në Durrës, Policia: Na kontaktoni nëse e shihni

703
SHPËRNDAJE

Mediave i është drejtuar mbrëmjen e sotme një kërkesë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për të publikuar një njoftim që i drejtohet qytetarëve, të cilëve u kërkohet ndihmë për gjetjen e një shtetaseje që rezulton e zhdukur.

Bëhet fjalë për shtetasen Edlira Rushiti, 48 vjeçe, banuese në lagjen nr. 13 Plazh Durrës. Ajo është larguar nga banesa pasditen e sotme rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer.

“Është rreth 1,65 cm e gjatë, me flokë të zeza, të shkurtra dhe ka të veshur një bluzë dhe pantallona ngjyrë të zezë. Familjarët kanë deklaruar se shtetasja e mësipërme vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në rast identifikimi të saj, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217”, thuhet në njoftimin e policisë.

14 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)